Ish-aktivisti: VV-ja si serbët, shtetin nuk e njohin e rrogat i marrin

PUBLIKUAR

Ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidat i kësaj partie në zgjedhjet nacionale, Ylber Islami, ka kritikuar ashpër ish-partinë e tij.

“Pse t’i gëzohet Vetëvendosje suksesit të Majlinda Kelmendit? Me cikërrima te tilla te merret ajo?! Fundja VV nuk është partia e parë që gëzon favore pa fund, rroga të majme, mëditje jashtë vendit, rroga për qindra zyrtarë si parti parlamentare, e nuk e njeh Kosovën si shtet te saj”, ka shkruar Islami në facebook.

Sipas tij, Vetëvendosje “ka marrë yrnek nga serbët, të cilët marrin rroga të dyfishta Serbia dhe Kosova”.

“Madje luftën kundër Kosovës e kanë platformë politike zyrtare. Pse të jenë vetëm serbët kundër Kosovës. Le të jetë edhe një parti shqiptare. Tekefundit, bashkëpunimi i serbëve me shqiptarët nuk është diçka e panjohur në histori në luftë kundër vetë shqiptarëve. VV pati thënë se nuk i njeh shtetin e Ahtisarit, Kushtetutën e Ahtisarit, parlamentin e Ahtisarit, simbolet e Ahtisarit…Rrogat e Ahtisarit dorën në zemër nuk ka thënë se nuk i pranon, as privilegjet…! Pse mos ta kullosë Kosovën edhe VV?”, ka shkruar në fund Islami.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...