Irlanda do të mbajë referendum për abortin

PUBLIKUAR

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, tha se vendi i tij do të mbajë referendum në fund të majit, për të hequr ose jo ndalesën kushtetuese mbi shumicën e aborteve.

Qeveria e ka marrë vendimin të hënën vonë.

Varadkar tha se votuesit do të pyeten nëse duan ta mbajnë në fuqi amendamentin e tetë të Kushtetutës, apo ta shfuqizojnë atë dhe të autorizojnë Parlamentin të krijojë legjislacion për abortin.

Irlanda, kryesisht e krishterë, ka ndalesën më të rreptë të abortit në Evropë.

Aborti atje është i ligjshëm vetëm në rastet kur jeta e nënës është në rrezik.

Varadkar, i cili kryeson partinë e qendrës së djathtë Fine Gael, ka bërë fushatë për të lehtësuar ndalimin e abortit, transmeton Evropa e Lirë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...