Irani thotë që sanksionet amerikane nënkuptojnë mbylljen e të gjitha rrugëve diplomatike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Qeveria e Shqipërisë fillon konsultimet e projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar pasi të ketë kaluar...

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit, ka deklaruar të martën se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit do të thotë që të rrugët diplomatike mes Teheranit dhe Uashingtonit janë mbyllur përgjithmonë.

“Vendosja e sanksioneve ndaj liderit supreme të Iranit (Ayatollah Ali Khamenei) dhe ministrit të jashtëm të Iranit (Mohammad Javad Zarif) nënkuptojnë mbylljen permanente të rrugës diplomatike” ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Abbas Mousavi në Twitter.

“Administrata e dëshpëruar e Trumpit po e shkatërron mekanizmat e rendit ndërkombëtar për sigurimin e paqes” shkroi ai, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shënjestroi Khamenein dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë me sanksione gjatë së hënës, duke bërë kështu hapin e papritur që ka rritur presionin tek Irani pasi që ky i fundit rrëzoi një dron amerikan.

Uashingtoni tha që do të vendosen sanksione ndaj ministrit të jashtëm  Zarif, i cili ishte edhe negociatori për marrëveshjen nukleare të vitit 2015 mes SHBA-së dhe fuqive të tjera ndërkombëtare.

Duke nënshkruar sanksionet në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri thirrje për shtimin e sanksioneve ndaj Iranit në mënyrë që “të goditet keq”, duke shtuar se zyrtarëve të lartë të Iranit do t’ia mohojë të drejtën për të pasur qasje në burime financiare. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...