Irani teston një raketë përmes nëndetëses

PUBLIKUAR

Mediet shtetërore kanë raportuar se Irani e ka testuar një raketë të lëshuar nga nëndetësja në kuadër të ushtrimeve ushtarake afër Ngushticës së Hormuzit.

Ky testim i armëve erdhi në kohën kur tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rritur. Irani më parë ka kërcënuar se do ta bllokojë qarkullimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, e cila paraqet rrugë të rëndësishme ujore përmes Gjirit Persik.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka raportuar se testimi i raketës së llojit “Ghadir” përmes një nëndetëse ushtarake është kryer në mënyrë të suksesshme. Rrezja e veprimit të kësaj rakete nuk është bërë e ditur. Sidoqoftë, është raportuar se kjo është hera e parë që Irani lëshon raketë testuese nga nëndetësja.

Irani shpesh deklaron se ka bërë zgjerim të kapaciteteve ushtarake. Sidoqoftë, këto njoftime janë sfiduar nga ekspertët perëndimorë, të cilët thonë se ky shtet i zmadhon aftësitë ushtarake për qëllime të propagandës, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/irani-teston-nje-rakete-permes-nendeteses-629802/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...