Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm, qindra të lënduar

PUBLIKUAR

Të paktën dy persona janë vrarë dhe mbi 240 të tjerë janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm prej 6,0 shkallësh të Rihterit goditi perëndimin e Iranit, raportojnë mediat lokale.

Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti goditi në jugperëndim të qytetit Javanrud, që gjendet në provincën Kermanshah.

Tërmeti u pasua nga dy dridhja të tjera të tokës, që janë vlerësuar si mbi 4 shkallë të Rihterit.

Irani shpesh goditet nga tërmete të fuqishme.

Në nëntorin e vitit të kaluar, një tërmet prej 7,3 shkallësh goditi qytetet dhe fshatrat e provincës Kermanshah, duke vrarë të paktën 620 persona dhe plagosur mijëra të tjerë.

Ndërkaq, më 2003, nga një tërmet 6,6 shkallësh mbetën të vdekur 26 mijë persona dhe u shkatërrua qyteti historik, Bam./rel.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...