Irani: Do ta nisim luftë botërore dhe do ta shkatërrojmë Izraelin nëse…

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes i Iranit e ka paralajmëruar presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, se nëse i provokon vendet në Lindje të Mesme, atëherë do të shkaktojë luftë botërore.

Pas fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA, miliarderi Trump ka lënë të kuptohet se mund të urdhërojë që SHBA-ja të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, të cilën Obama e nënshkroi në vitin 2015, transmeton Express.

Sipas The Sun, nëse kjo ndodh, atëherë ka mundësi të shkaktojë shkatërrimin e Izraelit dhe shteteve të tjera të vogla arabe të Gjirit.

Trump është kritikues i marrëveshjes bërthamore me Iranin, e cila ka mundësuar heqjen e sanksioneve të naftës dhe financave industriale ndaj Iranit, në shkëmbim të kufizimit të programit bërthamor të Iranit.

Duke folur në një konferencë për sigurinë në Tehran, ministri iranian i Mbrojtjes, Hossein Dehghan, ka thënë: “Armiqtë mund të dëshirojnë të imponojnë luftë ndaj neve, bazuar në llogaritje false dhe vetëm duke i konsideruar kapacitetet e veta materiale.”

Ai ka shtuar: “Një luftë e tillë mund të çojë në shkatërrimin e regjimit sionist [Izraelit].. dhe do ta ngulfate të tërë rajonin, duke çuar në luftë botërore.”

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...