Irani akuzon Amerikën për shkelje të marrëveshjes bërthamore

PUBLIKUAR

Irani kritikoi sot sanksionet e reja amerikane si një shkelje e marrëveshjes bërthamore dhe kërcënoi SHBA-në me reprezalje, ditën e marrjes së funksioneve të presidentit, Hassan Rohani që fillon nën presion mandatin e tij të dytë.

Gjatë një ceremonie zyrtare, lideri shpirtëror Ali Khamenei miratoi zgjedhjen në maj të Rohanit, etapa formale dhe e nevojshme për fillimin e mandatit të dytë dhe fundit të presidentit të moderuar i cili do të mbajë betimin të shtunën para Parlamentit.

Pavarësisht zgjedjes së tij triumfuese, Rohani kritikohet brenda vendit, ku konservatorët e akuzojnë se ka bërë shumë lëshime për fuqitë e mëdha dhe se nuk i ka dëgjuar paralajmërimet e tyre kundër SHBA-së, përcjell Atsh.

Marrëveshja bërthamore e arritur në korrik 2015 mes Teheranit dhe fuqive të mëdha (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi, Kinë dhe Gjermani), parashikon që Irani të limitojë programet bërthamore vetëm për përdorim civil në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...