Iraku kërkon Plan Marshall për rindërtimin e vendit

PUBLIKUAR

Iraku ka nevojë për një Plan Marshall për rindërtimin e tij, “bota na detyrohet”, pas fitores ushtarake kundër organizatës së Shtetit Islamik, theksoi sot ministri irakian i Punëve të Jashtme, Ibrahim Al-Jaafari.

“I kërkoj komunitetit ndërkombëtar të na ndihmojë ashtu si bëri për të luftuar kundër Shtetit Islamik”, deklaroi ministri në një simpozium në Romë mbi dialogun në Mesdhe.

“Iraku ka luftuar në kuadër të një lufte botërore dhe sot bota duhet të na japë mbështetjen e saj”, shtoi ministri duke iu referuar shteteve të ndryshme, prej të cilave vijnë shumë luftëtarë të grupit Shteti Islamik (ISIS).

“Shteti Islamik nuk është më një kërcënim strategjik për regjimin irakian”, theksoi Al-Jaafari duke ftuar komunitetin ndërkombëtar të ndihmojë Irakun në rindërtimin e qyteteve të shkatërruara, si ai i Mosulit, me imazhin e asaj që ka bërë për qytetet gjermane pas Luftës së Dytë Botërore, përcjell Atsh

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...