Iraku dënon me burgim të përjetshëm dhjetëra gra, i akuzon për lidhje me ISIS’in

PUBLIKUAR

Gjykata Penale në Bagdad ka dënuar me burgim të përjetshëm 19 grua ruse pas akuzave se të njëjtat i janë bashkuar grupit militant, Shteti Islamik (ISIS).

Kjo gjykatë ka ndëshkuar me këtë dënim edhe gjashtë gra nga Azerbajxhani dhe katër nga Taxhikistani.

Identiteti i grave ende nuk është bërë i ditur.

Shumica e të pandehurave i kanë thënë gjykatës se ato janë dërguar nga Turqia në Irak kundër dëshirës së tyre.

Më herët gjatë këtij muaji, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, ka thënë se mes 50 dhe 70 është numri i grave “rusisht-folëse” që gjenden në burgjet e Bagdadit, së bashku me më shumë se 100 fëmijë, përcjell REL.

Zakharova ka thënë se ambsadës nuk i është lejuar qasja te këto gra dhe se identiteti i tyre mund të bëhej i ditur vetëm pasi të përfundojë procesi gjyësor.

Në muajin shkurt, Iraku i ka kthyer Rusisë 27 gra së bashku me fëmijët e tyre, pasi ishte vërtetuar se ato ishin mashtruar për t’iu bashkuar ISIS-it.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...