Inxhinierët po mundohen të largojnë zhurmën nga veturat e lira (Foto)

PUBLIKUAR

Zhurma, lëkundjet dhe vrazhdësia janë armiqtë kryesorë të një veture të punuar mirë, por që nuk e ka nivelin e luksit sikurse ato të krijuara nga prodhues të famshëm.

Në mënyrë që rehatia të jetë më e madhe dhe të reduktohen në masë të madhe këto shqetësime, inxhinierë nga kompani të ndryshme që shesin vetura më të lira, po mundohen të gjejnë këtë zgjidhje, transmeton Telegrafi.

Honda, Mazda dhe Nissan janë në mesin e kompanive të njohura, që po bëjnë përpjekje, për ofrimin e qetësisë sa më të madhe në kohën e udhëtimit.

Në pamundësi për të ndryshuar motori, kalimi i zhurmës së tij në kabinë, është minimizuar me një shtresë që e ndanë me kapakun.

Xhamat më të trashë dhe izolimi i dyerve, janë po ashtu në mesin e përpjekjeve, për të ndaluar hyrjen e zhurmës së erës dhe të rrotave.

Mirëpo, këto janë vetëm disa nga format që i kanë zbuluar inxhinierët, ndërsa janë në studim të hollësishëm se si t’ia lehtësojnë shoferit ngasjen dhe udhëtarëve komoditetin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...