Investohet në Lipjan 385,000.00€ për ndërtimin dhe funskionalizimin e Zonës Ekonomike në Kërqevë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami sot në Lipjan nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin dhe funksionalizimin e Zonës Ekonomike në Kërqevë të Komunës së Lipjanit.
Në fjalën e tij, Kryetari Ahmeti tha se kjo zonë ekonomike do të jetë një bazë e mirë për të gjithë investitorët potencial që duan të investojnë në Lipjan.


“Ne tani kemi një adresë të saktë se ku mund t’i vendosim investitorët, ata që shprehin gatishmërinë për të investuar. Ky projekt ka benifite të mëdha në kuptimin e mundësive të reja që do të krijohen për të gjithë investitorët e ardhshëm në Komunën e Lipjanit” është shprehur Kryetari Imri Ahmeti.


Ndërsa, Ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se sot ka ardhur në Lipjan që së bashku me Kryetarin Ahmeti të nënshkruajnë marrveshjen për bashkëfinancim për zonën ekonomike në Kërqevë të Lipjanit, zonë kjo që shumë shpejt do të funksionaliziohet.
“Lipjani ka një numër të madh të bizneseve dhe bashkë me komunën po mundohemi të krijojmë një ambient sa më të mirë të të bërit biznes” tha Ministrja Bajrami.
Vlera e investimit në këtë projekt do të jetë 385,000.00 €

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...