Intervistë ekskluzive: Alban Sejdiu i Baboo Darabukës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

maxresdefault

Lipjani News: Si erdhi ideja për këtë rrymë muzikore?

Alban Sejdiu: Ne duke e pasur parasysh që jemi instrumentista dhe instrumenti ynë është darabuka e patëm parasysh që të krijojmë diçka ndryshe prej të tjerëve ndryshe prej grupeve dhe këngëtarëve.

 Lipjani News: Qe sa merreni me muzikë?

Alban Sejdiu: Me muzikë mirremi pothuajse qe 10 vite

Lipjani News: Çka është për juve “Darabuka”

Alban Sejdiu: Darabuka për ne është një instrument me goditje që ka zanafillen nga lindja dhe që krijon tinguj të veçantë.

Lipjani News: Si depërtuat në skenën e muzikës shqiptare?

Alban Sejdiu: Me qenë se kemi filluar shumë herët të mirremi me muzikë, në skenën artistike shqiptare kemi depërtuar me shumë mund dhe sakrificë, por sigurisht me shumë punë dhe angazhim, korrektësi dhe sinqeritet në punë.

Lipjani News: Çka ju bën të veçantë?

Alban Sejdiu: Stili zhanri i ndryshëm nga të tjerët na bën të veçantë nga të tjerët.

Lipjani News: Cilat janë projektet e fundit që i keni realizuar?

Alban Sejdiu: Projektet e fundit janë: albumi i dytë Origjinal dhe bashkëpunimet me Mimoza Shkodrën po ashtu edhe me Dafina Dautin.

Lipjani News: Kush ju mbeti pa bërë duet me të e që do të dëshironit shumë?

Alban Sejdiu: Hmm hmmm së shpejti do të kemi një bashkëpunim të veçantë edhe besoj që t’iu pëlqej me kë do donim është paksa e madhe.

Lipjani News: Si është puna në ekip?

Alban Sejdiu: Puna në ekip si zakonisht është në nivel të mrekullueshëm.

Lipjnai News:A keni përfitime nga ky lloj i muzikës?

Alban Sejdiu: Edhe përfitime ka nga kjo punë prandaj edhe punojmë aq sa mundi ynë të shpërblehet.

Lipjani News: Pse pikërisht Baboo Darabuka?

Alban Sejdiu: Sepse për Kosovë jemi Babat e Darabukave.

Lipjani News: Ku i blini darabukat?

Alban Sejdiu: Në Arabi – Turqi.

Lipjani News: Në jetën private a e keni ritmin e njejtë “crazy”sikur në muzikë?

Alban Sejdiu: Hmm në jetën private prapë e kemi dinamike dhe me angazhime të ndryshme.

Lipjani News: Sa ndryshoni nga grupi në skenë dhe nga përditshmëria?

Alban Sejdiu: Sigurisht skena ka përgjegjësitë e veta dhe përditshëmëria ato të vetat, në skenë kemi për detyrë që mysafirët (fansat) tanë të jenë të kënaqur me punën tonë ndërsa në përditshmëri përgjegjshmëra është që të jemi të thjeshtë dhe ti respektojmë të gjithë.

Lipjani News: Kur e keni ndërmend të “lëshoni rend” në skenë?

Alban Sejdiu: Dikur plakemi edhe ne dhe sigurisht do të jemi pranë gjeneratave të reja dhe pa dyshim se do i përkrahim.

Lipjani NewsKy është një problem i madh (qesh) sepse shumicën e kolegëve do ti kemi mysafir dhe besoj që shumë prej tyre do të këndojnë për mua edhe do të kemi edhe muhabet.

Lipjani News: Shpalosni planet tuaja.

Alban Sejdiu: Planet tash janë mbrëmje angazhime të shumta.

Lipjani News: Ku do ti gjejmë” Baboo Darabuka-t” në stinën e verës?

Alban Sejdiu: Si zakonisht në shumicën e qyteteve në Kosovë, Maqedoni dhe Ulqin…

Albina Zeneli/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...