Intervistë me fituesen e Miss Earth 2014, Kaltrina Neziri

PUBLIKUAR

auto_974704_691169650965372_754821855_n1413018472-300x199

LipjaniNews: Një info se kush jeni.

Kaltrina Neziri: Emri im është Kaltrina Neziri. Jam 23 vjeçare nga Lipjani e sapo diplomuar në fakultetin ekonomik.

LipjaniNews: Si erdhi ideja për pjesëmarrje në këtë kompeticion?

Kaltrina Neziri: Dëshira e madhe për të qenë një miss më ka shtyer drejt konkursit.

10715991_355336874633245_781256744_n

LipjaniNews: Si u pritën paraqitjet tuaja nga publiku?

.Kaltrina NeziriMegjithëse kisha shumë emocione, publiku ishte ai që më bëri të ndjehesha e sigurt me duartrokitje pafund.

LipjaniNews: E prisje çmimin?

Kaltrina Neziri: Duke marrë parasysh eksperiencën time në fushën e modelimit ndjehesha më e pergatitur dhe më me vetëbesim. Dua të them e kam pritur por prapë kisha dyshime sepse konkurenca ishte mjaft e fortë.

10721479_355336894633243_940137231_n

LipjaniNews: Shpalosni për portalin tonë  momentin kur dëgjuar emrin tënd nga moderatët?

Kaltrina Neziri: Isha e humbur sa që kisha harruar edhe numrin tim 15 dhe pasi dëgjova emrin dridhesha e tëra nga emocionet por ishte diçka shumë e bukur për mua.

10721193_355336897966576_1436399006_n

LipjaniNews: Cilat plane mendon ti finalizosh tani pasi more këtë çmim?

Kaltrina Neziri: Tani që jam përzgjedhur Miss Kosova kam mbi vete një përgjegjësi të madhe pasi që do ta perfaqësoj vendin në Miss Earth. Unë mendoj të punoj me veten intensivisht që të rrëmbej edhe kuroren e Miss Earth…

LipjaniNews: Kujt i’a dedikon Kaltrina këtë sukses?

Kaltrina Neziri: Suksesin i’a dedikoj familjes time të gjerë për mbështetjen e pafund që ma kanë dhënë.

10728931_355336891299910_240846413_n

LipjaniNews: Një mesazh për vajzat e reja që ndoshta nuk kanë guxim të marin pjesë në spektakle të tilla?

Kaltrina Neziri: Vajzat do ti stimuloja sa ma shumë që të konkurojnë sepse ja vlen ta promovosh bukurinë dhe ta sfidosh veten përballë jurisë profesionale ose do ju thoja të mos ngurrojnë . Konkursi çdo herë ështe i hapur për femra të bukura dhe asnjëherë nuk i dihet fati mund të buzeqesh atëherë kur më së paku e pret..”

10728825_355336887966577_327740266_n

Intervisën e realizuan: Besart Troshupa & Albina Zeneli/LipjaniNews/.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...