Interpretimi i pasqyrës së gjakut: Çfarë kuptimi kanë ato shkurtesa dhe në çfarë udhëzojnë vlerat e tyre!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Analizat e gjakut tregojnë qartë se a është organizmi i shëndetshëm, a ekzistojnë procese inflamatore, ndonjë sëmundje, anemi, infeksion, gjendje ushqyeshmërie organizmi dhe ekspozim ndaj materieve toksike e të ngjashme

Kur është fjala për hulumtimin laboratorik të gjakut, ai nënkupton dy lloje analizash: ato të cilat janë të orientuara në hulumtimin e llojit, numrit, raportit dhe dukjes së elementeve qelizore të gjakut (pasqyra e gjakut, parametrat hematologjike) e të tjera, me të cilat verifikohet përbërja biokimike e gjakut dhe në bazë të kësaj konstatohet puna apo gjendja e organeve të caktuara dhe të indeve, transmeton Telegrafi.

Pasqyra komplet e gjakut përfshin numrin e eritrociteve, leukociteve dhe trombociteve, konstantës eritrocite (MCV, MCH, MCHC, RDW), konstantës trombocite (MPV, PDW), pasqyrës diferenciale të gjakut (nënlloji i leukociteve: neutrofilet, eozinofilet, bazofilet, monocitet, limfocitet), hemoglobinën dhe hematokritin.

Për të mos pyetur se çfarë paraqesin shkurtesat e pakuptueshme pranë numrave në letër të cilën jua ka dhënë laboranti, ju këshillojmë që me kujdes të lexoni këtë tekst dhe të mësoni cilat janë vlerat referente të pasqyrës së gjakut.

Kuptimi i shkurtesave

RBC – eritrocitet (rruazat e kuqe të gjakut) qarkullojnë oksigjenin nga mushkëritë dhe pjesët e tjera të trupit;
WBC – leukocitet (rruazat e bardha të gjakut) shërbejnë për mbrojtjen e organizmit nga bakteret, viruset dhe kërpudhat;
PLT –trombocitet (pllakat e gjakut) marrin pjesë në krijimin e koagulimit dhe në ndërprerjen e gjakrrjedhjes;
Hb – përqendrimi i hemoglobinës;
Hct – pjesëmarrja e qelizave të gjakut apo hematokriti në vëllimin e përgjithshëm të gjakut;
MCV – vëllimi mesatar i eritrociteve;
MCHC – përqendrimi mesatar i hemoglobinës në eritrocite;
RDW – gjerësia e shpërndarjes së eritrociteve, ndarja e eritrociteve sipas madhësisë;
MTV – përqindja mesatare e vëllimit të trombociteve.

Eritrocitet

Eritrocitet apo rruazat e kuqe të gjakut janë qeliza gjaku të cilat përmbajnë hemoglobinë dhe marrin pjesë në qarkullimin e oksigjenit të lidhur me hemoglobinën nga mushkëritë dhe indet e tjera.

Vlerat normale – 3,86 x 1012/l deri 5,08 x 1012/l për femra dhe nga 4,34 x1012/l deri 5,72 x 1012/l për meshkuj.

Vlerat e ulëta më së shpeshti janë shenjë anemie apo humbje e gjakut për shkak të gjakrrjedhjes. Vlerat e ngritura mund të jenë të shkaktuara nga gjendjet e hemokoncetrimit të organizmit, te policitemia, por edhe te njerëzit e shëndetshëm.

Leukocitet

Leukocitet apo rruazat e bardha të gjakut, krijohen në palcën kockore dhe mbrojnë organizmin nga infeksionet. Marrin pjesë në përgjigjen imune. Ekzistojnë pesë lloje të ndryshme të rruazave të bardha të gjakut dhe të gjitha ato janë pjesë e mbrojtjes së organizmit kundër invadimit të materieve infektive dhe materieve të tjera të dëmshme.

Vlerat normale – 3.9 – 10×109/l.

Numri i shtuar i leukociteve në organizëm do të thotë ndonjë infeksion bakterial. Numri i zvogëluar i leukociteve shënon sëmundjen virusale, te rasti i aplikimit të disa ilaçeve, kimioterapia, leukocitoza, në situatat stresuese…

Hemoglobina

Hemoglobina paraqet elemente të rruazave të kuqe të gjakut. Ajo qarkullon oksigjenin nga mushkëritë në inde dhe dyoksidin e karbonit nga indet mbrapa në mushkëri. Me çdo frymëmarrje, gjaku në mushkëri merr oksigjen dhe pikërisht falë hemoglobinës e distribuon deri te të gjitha indet dhe organet.

Përqendrimi normal – 110-180 g/I.

Përqendrimi i ulur tregon aneminë. Përqendrimi i rritur është në gjendjet e kimiokoncentrimit të organizmit dhe te policitemia.

Hematokriti

Hematokriti paraqet vëllimin e eritrociteve në njësinë e plotë të gjakut.

Vlerat normale – për femra 0.356 – 0.470 L/l dhe te meshkujt 0.41 – 0.53 L/l. Vlerat e rritura të hematokritit shihen te dehidratimi dhe gjendja e shokut.

Hematokriti është i zvogëluar në shtatzëni, ndërkaq zvogëlohet edhe me kalimin në moshë. Gjithashtu është i ulur te anemia, leucemia, rritja e funksionit të gjëndrës tiroide (hipertireoza), cirroza e mëlçisë, djegiet dhe infeksionet.

Trombocitet

Trombociet janë qeliza të cilat marrin pjesë në koagulimin (mpiksjen) e gjakut.

Vlerat normale – 140-450 x 109/l.

Teprica e trombociteve shkakton mpiksje të shtuar të gjakut dhe mund të çojë në krijimin e mpiksjeve të gjakut në sistemin kardiovaskular. Mungesa e trombociteve (trombocitopenia) shkakton prirje gjakrrjedhjeje, trombocitet janë të zvogëluara te kimioterapia, sëmundjet malinje, hepatiti etj.

Konstantet eritrocitare

Konstantet eritrocitare llogariten nga numri i eritrociteve, përqendrimi i hemoglobinës dhe hematokritit dhe japin informacion mbi cilësinë e eritrociteve.

MCV (mean cell volume) – madhësia e eritrociteve – vlerat normale janë nga 81 – 99 fl;

MCH (mean cell hemoglobin) – sasia mesatare e hemoglobinës në eritrocit – vlerat normale janë nga 29-32.9 pg;

MCHC (mean cell hemoglobin concentration) – përqendrimi mesatar i hemoglobinës në eritrocit – vlerat normale janë nga 310 – 350 g/l;

RDW (red cell distribution width) – shpërndarja e eritrociteve sipas vëllimit – vlerat normale janë nga 11,5-16,5%.

Sedimentacioni i eritrociteve

Sedimentacioni nuk hyn direkt në kontrollin e pasqyrës së gjakut, por rekomandohet dhe kryesisht bëhet me rastin e analizave hematologjike, sepse tregon në ekzistimin e mundshëm të sëmundjes dhe përcillet në rastin e të gjitha sëmundjeve. Kjo vlerë paraqet shpejtësinë me të cilën eritrocitet shtresohen në fund të epruvetës së vendosur vertikalisht.

Shpejtësia normale e sedimentacionit të eritrociteve përjashton ekzistimin e sëmundjes, derisa është i shpejtuar indikatori për hulumtime të mëtejshme.

Vlerat normale – 2-12 mm/h

Sedimentacioni është i shpejtuar te inflamacioni, shkatërrimi i qelizave, helmimi, në shtatzëni dhe pas lindjes, te sëmundjet TBC, reumatike… Është i ngadalësuar te të sapolindurit, policitemitë, insuficiencat e zemrës, gjendjeve alergjike, disa lloje anemish…

Parametrat biokimikë të gjakut

Dukja e serumit – normal: i kthjellët dhe i shkëlqyeshëm-i verdhë;

Mund të jetë dobët lipemik (dobët i turbullt), lipemik (i turbullt) dhe qumështor lipemik (shumë i turbullt), që tregon në rritje të yndyrës në gjak. Shpesh deri te këto rezultate arrihet sepse pacienti nuk u përmbahet rregullave që 12 orë para dhënies së gjakut nuk konsumon ushqim. Serumi mund të jetë edhe i kuq për shkak të hemolizës dhe ikterik për shkak të vlerave të shtuara të bilirubinës.

Glukoza – vlerat normale nga 3,5-6,1 mmol/l.

Vlerat e ngritura shfaqen te diabetikët, ndërkaq të ulura te hipoglikemia e shkaktarëve të ndryshëm.

Gjendja e veshkave

Ureja – vlerat normale nga 1,7-8,3 mmol/l.

Kreatinina – vlerat normale për meshkuj nga 62-106; ndërkaq për femra nga 44-80 umol/l.

Vlerat e rritura shfaqen te sëmundjet e veshkave. Ureja e ngritur, ndërkaq kreatinina normale mund të jetë edhe rezultat i ushqimit me proteina të pasura. Vlerat e rritura të kreatininës mund të jenë pasojë e aktivitetit të shtuar fizik apo marrjes së steroideve. Vlerat e zvogëluara shfaqen te shtatzënat dhe femrat në përgjithësi.

Elektrolitet

Natriumi normal: 139-154 mmol/l.
Vlerat e zvogëluara shfaqen te pacientët me veshka të sëmura.

Kaliumi – normal: 3,8-5,3 mmol/l.
Vlerat e ngritura shfaqen te të sëmurët nga veshkat.

Gjendja e nyjave

Thartira e urinës – vlerat normale për meshkujt nga 200-420; për femra 140-340 umol/L.

Vlerat e ngritura shfaqen te artriti (shtresimi i kristaleve të thartirës së urinës në nyja);

Përqendrimi i zvogëluar nuk ka rëndësi diagnostike.

Yndyrat në gjak

Kolesterina – e rekomanduar < 5,2; e lartë > 6,2 mmol/l.
HDL kolesterina (e mirë) – E rekomanduar > 1,54; e ulët < 1,0 mmol/l.

Rëndësia diagnostike ka vlerat e ulura të kolesterinës HDL. Në atë rast ekziston rrezik i shtuar i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Sa më të larta vlerat e kolesterinës HDL, aq më mirë, sepse kjo kolesterinë “pastron” enët e gjakut.

Kolesterina LDL (e keqe) – e rekomanduar < 2,6; e lartë > 4,1 mmol/l.

Vlerat e rritura zakonisht janë të lidhura me ushqimin e jo të drejtë dhe me stresin. Atëherë rritet rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, para së gjithash, arteroskleroza.

Trigliceritet – të rekomanduara < 1,7; të larta > 2,3 mmol/l. Vlerat e ngritura më së shpeshti janë shenjë e mosrespektimit të rregullave që të konsumohet ushqimi 12 orë para marrjes së gjakut. Vlerat e zvogëluara nuk kanë rëndësi diagnostike.

Gjendja e mëlçisë

ALT – vlera normale nga 8-41 IJ/I.
Vlerat e ngritura tregojnë në dëmtimin akut të mëlçisë, më së shpeshti të shkaktuar nga terapia me antibiotikë, konsumimin e pijeve të gazuara e të ngjashme.

AST – vlera normale nga 7-38 IJ/I.
Vlerat e shtuara tregojnë në dëmtimin e konsiderueshëm të mëlçisë apo në ndonjë sëmundje tjetër (p.sh. ndonjë sëmundje muskulore);

Gama GT – vlera normale për meshkuj nga 8-40; për femra nga 5-35IJ/I. Vlerat e ngritura më së shpeshti shfaqen te alkoolistët dhe janë shenjë e dëmtimit të mëlçisë.

Bilirubina përgjithësisht – Vlerat normale nga 1,1-18,8 umol/l.

Vlerat e ngritura shfaqen te dëmtimi i mëlçisë dhe obstruksioni i kanaleve të tëmblit. Vlerat e zvogëluara nuk kanë rëndësi diagnostike.

Eshtrat

Fosfataza alkalike – vlera normale për të rriturit 0-270; fëmijët deri në 810 IJ/I.

Njëra ndër format e fosfatazës alkalike merr pjesë në ndërtimin e eshtrave. Vlerat e ngritura mund të tregojnë në zbërthimin e shtuar të eshtrave dhe në zhvillimin e mundshëm të osteoporozës. Te fëmijët në zhvillim vlera e këtij parametri është e rritur.

Pankreasi

S-alfa amilaza – normale:28-100 IJ/I.
U-alfa amilaza – normale: – 0-450 IJ/I.
Niveli i ngritur tregon çrregullimin e funksionit të pankreasit. – 0-450 IJ/I.

Palca e kockave

Hekuri – normal për meshkuj nga 10,6-28,3; për femra 6,6-26,0 umol/l.

Bashkë me hemoglobinën, eritrocitet dhe parametrat të cilët përcaktojnë morfologjinë e eritrociteve (MCV, MCH dhe MCHC) ofrojnë pamje në gjendjen e palcës së kockave. Përcaktimi vetëm i hekurit nuk ka kurrfarë rëndësie për caktimin e diagnozës së anemisë, transmeton Telegrafi.

Parametrat e tjerë të gjakut

Fibronogjeni – normal: 2-4 g/l.

Ai është parametër jospecifik. Është i rritur te sëmundjet akute dhe kronike, malinjiteteve, numrit të madh të sëmundjeve, inflamacioneve të ndryshme etj. Vlerat e zvogëluara nuk kanë rëndësi diagnostike.

Proteinat

Normale: 66-87 g/l.

Vlerat e zvogëluara janë shenjë e dëmtimit të funksionit sintetik të mëlçisë, pos në shtatzëni kur vlerat e zvogëluara shpesh shfaqen. Vlerat e ngritura mund të tregojnë në probleme me disfunksionin e veshkave.

(PT) – Koha e protombinës – normale: < 1,3 INR.

PT u përcaktohet pacientëve para operacionit, si dhe pacientëve të cilët janë në terapi antikoagulante kur vlerat e pritura janë nga 2,0-4,5 INR. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...