Interi mund ta fitojë titullin në Serie A këtë fundjavë

PUBLIKUAR

Interi mund të shpallet i Italisë këtë fundjavë, nëse e mposht Crotonen dhe Atalanta dështon të fitojë kundër Sassuolos.

Humbja e Milanit 3:0 kundër Lazios të hënën mbrëma nënkupton se Atalanta e ka rrëmbyer vendin e dytë me 68 pikë, transmeton Gazeta Express.

 

Skuadra e Antonio Contes do ta fitojë titullin matematikisht, nëse e përfundon fundjavën me një epërsi prej 12 pikëve në krye të tabelës.

Kjo është e mundur me disa kombinime të ndryshme, edhe pse më i mundshmi është, nëse Interi e mposht Crotonen dhe Atalanta dështon t’i fitojë tri pikë në udhëtim ndaj Sassuolos.

Është edhe një mundësi tjetër por goxha më e komplikuar, sepse do t’i duhej Interit të barazojë me Crotonen, plus Atalantës, Napolit, Juventusit dhe Milanit të pësojnë humbje në fundjavë.

Ndeshja e Interit me Crotonen zhvillohet të shtunën në orën 18:00 në Stadio Scida.

Zikaltërve do t’iu duhet të presin deri të dielën pasdite, kur Atalanta përballet me Sassuolon në orën 15:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...