Inter ia ka kthyer trajnerit të Kilit, Reinaldo Rueda duke i quajtur komentet e tij “të papranueshme dhe ofenduese”
Zikaltërit janë ankuar që lojtarët e tyre nuk duhet të shkojnë të luajnë me Kombëtare gjatë pandemisë dhe për shkak të ndeshjeve të shumta, kjo gjë i vënë ata në rrezik.
Trajneri i Kilit ia kthej këtë komente në një konferencë për shtyp duke thënë se klubi e ka munduar me shumë stërvitje Sanchezin dhe ka kërkuar që “të këtë respekt”.
“Ne nuk jetojmë më në kohë kolonie”, tha ai.
Tani Interi ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku i përgjigjet këtyre komenteve të Ruedas.
“FC Internazionale Milano konsideron se të thënat e fundit nga Reinaldo Rueda, trajner i Kombëtares se Kilit, janë të papranueshme, ofenduese dhe të pasakta”.
“Klubi gjithmonë ka pasur bashkëpunim maksimal dhe marrëdhënie të shkëlqyera me stafët e të gjitha Kombëtareve”.
“Në rastin specifik, në rastin e Alexis Sanchez, lojtari ka hasur në një problem fizike në të gjitha thirrjet që i janë bërë nga Kombëtarja. Në një prej tyre ai është lënduar rëndë, lëndim që e la jashtë fushës tre muaj. Kjo paraqet një dëmtim serioz për klubin, i cili gjithmonë është i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për shëndetin e lojtarëve”.


