Interi e shkel Milanin në derbin për titull dhe konfirmohet si lider i Serie A

PUBLIKUAR

Interi e ka dërrmuar Milanin 3:0 në një duel të rrallë të drejtpërdrejt për titull në Serie A mes dy rivalëve të qytetit, duke e krijuar një epërsi prej katër pikëve ndaj kuqezinjve në krye të tabelës.

Lautaro Martinez dy herë dhe Romelu Lukaku një herë shënuan për ta konkretizuar mbizotërimin e zikaltërve ndaj rivalëve në San Siro, të dielën, raporton Gazeta Express.

 

Interi vijon të jetë lider i Serie A tani me 53 pikë pas 23 ndeshjeve, katër më shumë se Milani dhe 11 më shumë se Juventusi. Ky i fundit i ka zhvilluar dy ndeshje më pak, megjithatë.

Se Milani do ta pësonte humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit në ligë u pa herët, kur Martinez e kaloi Interin në epërsi. Argjentinasi shënoi me kokë pas një harkimi brilant të Lukakut.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...