Interi do të arrijë sa më parë marrëveshje me Telles

PUBLIKUAR

Alex Telles ka rënë në radarin e interit. Në vitin 2020, Telles la Porton për Manchester Unitedin për së paku 15 milionë euro, por ai ka dështuar të lë gjurmë në Old Trafford. Ai ka bërë vetëm 9 paraqitje sezonin e kaluar me Unitedin në Premierligë, 24 totali në të gjitha garat.

Sipas ekspertit të trasnferimeve italian, Gianluca di Marzio, Interi është shumë i interesuar për Alex Telles, që ta marrë në formë huazimi për sezonin 2021/22.

Telles e njeh shumë mirë Interin nga sezoni 2015/16 gjithashtu ishte në formë huazimi dhe do t’i pëlqente të rikthehej në Milano.

Telles është prioriteti i Interit për krahun e majtë dhe nëse nuk arrihet marrëveshja, atëherë do të tentojnë për atë të Cagliarit, Nahitan Nandez.

Në vitin 2020, Telles la Porton për Manchester Unitedin për së paku 15 milionë euro, por ai ka dështuar të lë gjurmë në Old Trafford.

Ai ka bërë vetëm 9 paraqitje sezonin e kaluar me Unitedin në Premierligë, 24 totali në të gjitha garat. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...