Interesim i madh për regjistrim në Universitetin e Prishtinës

PUBLIKUAR

rtklive11091307201453

Numër i madh i maturanteve janë duke aplikuar për studime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Konkursi vazhdon të jetë i hapur deri më 17 korrik, ndërkohë Fakultetet më të preferuara për të rinjtë janë Ekonomiku, Juridiku, Edukimi dhe Mjekësia. Gjithashtu edhe këtë vit akademik në 7 njësi akademike, do të pranohen studentë të rinj pa provim pranues.

Për vitin e ri akademik 2014-2015 është parë një interesim shumë i madh i të rinjve për tu regjistruar në Universitetin e Prishtinës. Në të gjitha Fakultetet studentët vazhdojnë të aplikojnë, duke shprehur edhe preferencat e tyre për degë të caktuara. Ashtu sikurse vitet e kaluara edhe këtë vit Fakultetet më të preferuara vazhdojnë të jenë Ekonomiku, Edukimi, Mjekësia e Juridiku.


Lidhur me dyfishimin e numrit të maturantëve të cilët janë të interesuar të vazhdojnë studimet e larta, ushtruesi i detyrës së prorektorit për mësim dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, Qerim Qerimi, ka thënë se nuk paraqet ndonjë problem, pasi janë hapur edhe universitete të tjera publike, ku studentët mund të konkurrojnë. Megjithatë, Universiteti i Prishtinës është përgatitur për t’iu dhënë mundësinë të gjithë atyre që meritojnë të vazhdojnë studimet, tha Qerimi.

“Jemi vërtetë të përgatitur dhe gjithashtu të përkushtuar që ky proces të rrjedh në mënyrën më të mirë të duhur. Është plotësisht i përgatitur në të gjitha dimensionet qoftë administrative dhe përmbajtjesore që të trajtojë me kujdesin e duhur dhe pajtim me dispozitat ligjore në fuqi që tu japë mundësinë të gjithë atyre që meritojnë në kuadër të parametrave numerik që Universiteti ka shpallur.”
 
Ndërkohë, edhe këtë vit akademik në shtatë njësi akademike do të pranohen studentë të rinj pa provim pranues. Edhe pse është premtuar se do të rritet numri i Fakulteteve që do të pranojnë studentë pa provim pranues, kjo gjë ende nuk është realizuar. Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka thënë se kjo mund të ndodhë nga viti i ardhshëm akademik.

“Besojmë që në vitin e ardhshëm do të rritet numri i njësive akademike ku do të bëhet pranimi i studentëve pa provim pranues. Kemi konsideruar që edhe këtë vit të vazhdojmë me këto shtat ënjësi akademike, sepse jemi duke rritur besueshmërinë e rezultateve të testit të maturës.”
 
Fakultetet ku studentët e rinj mund të pranohen pa provim pranues janë: Fakulteti i Bujqësisë, Fakulteti i Inxhinierinë Mekanike, i Shkencave Matimatikore-Natyrore, i Inxhiniersisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Gjeoshkencës dhe Teknologjisë si dhe dy fakultete, në Ferizaj dhe Pejë, që kanë të bëjnë me shkencat e aplikuara. Numri i studentëve që do të pranohen në Universitetin e Prishtinës është 10 mijë e 54. Ndërkohë, konkursi do të jetë i hapur deri më 17 korrik dhe provimi pranues do të mbahet më 21 dhe 22 korrik./rtklive.com/

LAJME TË TJERA

Për personat me zemër të sëmurë a është më i shëndetshëm gjalpi apo vaji?

Tri lloje yndyrash janë bindshëm më të këqija se këto dy të parat Disa studime...

Kejvina Kthella duket në formë në imazhet me bikini nga pushimet në Zanzibar

Pushimet për modelen e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, duket se nuk kanë mbaruar...

Opsionet e Barcelonës për zëvendësimin e Busquetsit

Sergio Busquetes pritet që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës. Mesfushori spanjoll,...

Aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë, dalin pamjet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bresalc. Lajmin për...

SHIKO MË SHUMË

Aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë, dalin pamjet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bresalc. Lajmin për...

Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 24.09.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1. TS 220/35/10...

Krasniqi ju bën thirrje kryetarëve të komunave: Bëjuni presion operatorëve të përfundojnë projektet

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka folur për dinamikën e implementimit...