Inter Miami ia mësyn Ronaldos

PUBLIKUAR

Klubi amerikan po mundohet ta bindë veteranin portugez të transferohet në ligën MLS vitin tjetër

E ardhmja e Cristiano Ronaldos mund të jetë e lidhur me kampionatin amerikan të futbollit.

Klubi Inter Miami po mundohet ta bindë veteranin portugez që të transferohet në ligën MLS.

Për këtë siguron mediumi “Todo Fichajes”, përcjell Gazeta Express.

36 vjeçari ka kontratë me Juventusin deri vitin tjetër.

Dhe, nga ky fakt po synon të përfitojë klubi në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham.

Klubet amerikane synojnë t’i transferojnë yjet e futbollit evropian në perëndim të karrierës së tyre.

Edhe Lionel Messi ka marrë oferta nga klubet amerikane.

Nuk përjashtohet mundësia që brenda pak vitesh t’i shohim duke luajtur në MLS yllin portugez dhe atë argjentinas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...