Inter arrin marrëveshje personale me Papu Gomez

PUBLIKUAR

Interi është favorit për ta siguruar transferin e Papu Gomez nga Atalanta, me raportet e fundit që thonë se marrëveshja bazë me lojtarin është arritur, por klubet duhet që të negociojnë

Gomez ka stërvitur ndarazi nga tërë skuadra në Bergamo, duke treguar që edhe pas pushimit të Krishtlindjeve problemet mes Gomez dhe Gian Piero Gasperinit nuk janë zgjidhur.

Përderisa Milan, Roma, Mapoli dhe disa klube të MLS janë interesuar për të, Interi mbetet favorit.

Sipas Corriere dello Sport, zikaltërit e dëshirojnë atë për çmimin e duhur, i cili është më pak se 15 milionë euro.

FCInterNeës  po ashtu raporton që Gomez ka arritur marrëveshje personale me Inter, një kontratë që do ta mbajë atë deri me 2023 në San Siro kurse ai do të përfitonte 2.5 milionë euro pagë për sezon, por dy klubet ende janë shumë larg arritjes se një marrëveshje.

Paratë mund të fitohen duke shitur Andrea Pinamonti, derisa lojtari i akademisë Gaetano Oristano mund të përfshihet në marrëveshje. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...