Instituti amerikan për hulumtime të kancerit: Ky ushqim përtërin qelizat e ADN-së dhe pengon shfaqjen e qelizave të tumorit!

PUBLIKUAR

Përfshijeni në ushqim, por mos e teproni

Studimet shumë më të hershme kanë treguar që ushqimi i cili përmban folate dhe linjane është i mirë në preventivën e kancerit, përkatësisht zvogëlon rrezikun nga shfaqja e tumoreve, posaçërisht në zorrën e trashë, gjinj dhe prostatë, ndërkaq qiqrat dhe humusi janë shumë të pasura me to, transmeton Telegrafi.

Humusi, lyerje e njohur në të cilin qiqrat dhe susami lajnë rolin kryesor, është i shkëlqyeshëm për shëndetin përgjithësisht, sepse është i pasur me vitamina të grupit B, proteina, fibra, minerale të shumta etj.

Kur është fjala për folatet, ato kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në përtëritjen e ADN-së, andaj edhe zvogëlojnë rrezikun nga shfaqja e qelizave të tumorit, të cilat janë të lidhura pikërisht me mutacionet në ADN.

Megjithatë, me humusin nuk duhet tepruar, nëse keni probleme me tepricën e kilogramëve, shkruan Instituti amerikan për hulumtimin e kancerit.

Ai është racion i mirë i cili siguron mjaft proteina bimore dhe jep ndjenjën e ngopjes, mirëpo nëse e teproni, nga ai mundeni të shtoni peshë, sepse ka vlerë shumë të lartë energjike dhe kalorike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...