Informer: Erdogan po ndihmon Thaçin e Ramën për luftë, armët i blen Pacolli (FOTO)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Është rikthyer politika e ushqyer nga retorika konspiracioniste e Aleksandar Vuçiqit, në raport me shqiptarët, pas deklaratave të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, se Kosova e Shqipëria do të bashkohen nëse BE i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor.

Fillimisht Vuçiq, e më pas edhe mediat e kontrolluara prej tij, kanë shpikur histori të filmave triller, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria po përgaditen për luftë, me ndihmën e Turqisë, për ta realizuar idenë e Shqipërisë së Madhe, përcjellë gazetametro.net.

Gazeta serbe “Informer” në numrin e nesërm të gazetës, në ballinë ka nxjerrë tekstin, ku thotë se “Erdogan po përgatit Thaçin e Ramën për luftë, për ta bërë Shqipërinë e Madhe”.

Sipas atij pak teksti që shkruhet në ballinën e gazetës të prezantuar sot, e që nesër del në treg, thuhet se agjentët turq në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë me shqiptarët po përgatisin luftë në Ballkan. Ata sipas kësaj gazete po blejnë armë dhe raketa anti-tank. Plani thuhet të jetë ndërhyrja në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, e të merret edhe Kumanova dhe Shkupi.

Paratë për blerjen e armëve, sipas kësaj gazete po i jep multimilioneri prishtinas, Behgjet Pacolli.

Me tekst të njejtë nesër ballinën e ka edhe gazeta tjetër serbe ‘Vecernje Novosti’, ku thuhet se “Agjentët turq po e shtyejnë projektin e Shqipërisë së Madhe”.

Këto tekste duket se janë shkruar në zyrat e Vuçiqit, pasi ai sot gjatë ditës deklaroi se agjentët serbë kanë zbuluar se projekti i Ramës dhe Thaçit për Shqipërinë e Madhe po bëhet në koordinim me ndihmën e të paktën një shërbimi sekret të huaj, shkruan gazetametro.net.

Vucic tha është i habitur pak, ngase Rama e Thaçi në idenë e tyre po punojnë me një shërbim i cili nuk është i ndonjë shteti nga superfuqitë botërore. Ai nuk e përmendi emërin se për shërbimin e cilit shtet bëhet fjalë, sigurisht për të mos nxitur konflikt diplomatik me Turqinë, por këtë ua ka dërguar mediave të kontrolluara prej tij.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...