Infiniti shfaq siluetën e një makine të re SUV

PUBLIKUAR

Dukja e kësaj makine SUV, pritet të jetë shumë e pëlqyer

Në fillim të vitit, Infiniti e patentoi modelin e ri QX55, që ishte pasardhësi i QX50, një makinë e re SUV që do të rivalizonte me BMW X4 dhe Mercedes-Benz GLC, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë, nuk pritet të arrijë para vitit 2020, ndërsa Infiniti shfaqi siluetën për të treguar se si mund të duket. Silueta e shfaqë në tërësi, vetëm se shumë të turbullt, megjithëse shihen disa ndryshime në krahasim em modelin e tanishëm.

Pjesa e përparme është e ngjashme me QX50, megjithëse e ka kapakun shumë më të fryrë, ndërsa linjat e pjesëve anësore dhe pjesës së pasme janë tërësisht të ndryshuara.

Brenda kapakut, në Infiniti QX55 pritet të jetë motori me 268 kuaj fuqi, që mundëson shpejtësi nga zero deri në 100 kilometra në orë për 4.5 sekonda. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...