Infektohet me COVID-19, këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë vetëizolohet

PUBLIKUAR

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller njoftoi të martën se është infektuar me COVID-19.

Miller është rasti më i fundit raportuar brenda rrethit të ngushtë të Presidentit Donald Trump, që kur ky i fundit bëri me dije se ishte prekur nga koronavirusi.

Gjatë 5 ditëve të fundit kam punuar në distancë dhe i vetëizoluar. Sot rezultova i infektuar me COVID-19 dhe jam futur në karantinë“, tha Miller.

Ndërkohë të martën në mbrëmje, zëvendës sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Brian Morgenstern, i tha rrjetit televiziv CNN se nuk kishte raste të reja me COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, përveç Stephen Miller.

Në SHBA prej fillimit të pandemisë kanë vdekur më shumë 210 mijë njerëz dhe janë infektuar më shumë se 7.4 milionë të tjerë./abcnews.al/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...