Independent: Merkel është prijësja e botës së lirë!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka një ideologji sipas së cilës ai është figurë qendrore. Ai rrethohet me nacionalistët që janë armiqësorë ndaj demokracisë liberale, ndaj me këto predispozita nuk mund të jetë lider i botës së lirë. E, pas takimit me kancelaren gjermane, u pa se kush e ka tash këtë rol: Angela Merkel është liderja e botës së lirë, shkruan Independent, transmeton Telegrafi.

TELEFONATA E FUNDIT E BARACK OBAMAS

Dihet se telefonata fundit që Obama ia bëri një lideri, si president i Shteteve të Bashkuara, ishte ajo drejtuar Angela Markelit. Në një mënyrë, ai ia kaloi asaj “stafetën”. Kështu u konfirmua miqësia e gjatë të tyre, aleanca dhe bashkëpuni. Merkel u bë pasardhës i Obamas.

Merkel, që është zgjedhur tri herë kancelare, e që ka titull të doktorit të shkencave në kiminë kuantike, papritmas është në situatën ku duhet ta mbrojë lirinë, demokracinë dhe liberalizmin në botë. Ndonëse Justin Trudeau është po ashtu lider i mirë për këtë, Kanada thjeshtë nuk e ka fuqinë e Gjermanisë që të përballojë sulmet ndaj vlerave të Perëndimit.

GRUAJA QË MBRON QËNDRIMET E SAJ

Derisa mediat turke e shfaqin atë si znj. Hitler, në uniformë naziste, ndërsa Trumpi refuzon t’ia jap dorën, Merkel në Shtëpinë e Bardhë mbrojti pikëpamjet e saj, për dallim nga britanikja Theresa May e cila gjatë vizitës së saj bënte gjithçka që t’i përshtatej Trumpit të fuqishëm.

Por, Donald Trump, me të gjithë fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jetë lider i botës së lirë, sepse fuqia e Ushtrisë nuk është kriteri i vetëm i nevojshëm për këtë.

TRUMPI SHKON NË DREJTIM TË KUNDËRT

Presidenti amerikan duhet të jetë besnik ndaj parimeve të demokracisë liberale, por është e qartë se ai nuk ka aspirata të tilla, por shkon në drejtim të kundërt. Siç shkruan Independent, që nga inaugurimi i tij si presidenti e minoi autoritetin e gjyqtarëve, edhe pse gjyqësori i pavarur është një nga themelet e demokracisë. Ai e solli ndalesën për emigrantët, gjë që kufizon të drejtat e qytetarëve amerikanë. E, pastaj sulmoi tregtinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin. Trupi e kërcënoi Meksikën, Kinën, Bashkimin Evropian, ndërsa është çështje kohe se çka tjetër do të jetë në listën e tij, transmeton Telegrafi.

Trump nuk pranon kritika, ndërsa kritikat dhe informacionet që nuk i përshtaten, i quan lajme të rrejshme. Ai nuk dëshiron që të kritikohet, e mendim të njëjtë kanë shumica e kabinetit të tij. Ndërsa, kufizimi i lirisë së mediaves është një nga karakteristikat kryesore të diktatorëve, jo demokratëve.

TAKIMI NË SHTËPINË E BARDHË

Merkel u rrit në Gjermaninë komuniste Lindore dhe është krejtësisht e kundërt me Donald Trumpin. Ajo e njeh autokracinë dhe e kundërshton atë, e këtë e bëri edhe me Trumpin. Kështu, tha se lufta kundër terrorizmit nuk justifikon vënien në dyshim të personave të caktuar.

Në takimin në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi vazhdoi zakonin e tij për të dhënë informacione të paverifikuara: tha se ai dhe Merkel kanë diçka të përbashkët, duke aluduar gjoja në përgjimet nga Administrata Obama. Merkel tregoi mospajtimin me pretendimet e tij.

Pas takimit ku ai refuzoi të jap dorën, meqë gjoja nuk ka dëgjuar se kërkohet kjo, Trump u shpreh se kishin takim të shkëlqyer, e pastaj shtoi se Gjermania i ka borxh të madh monetar SHBA-ve.

TRUMPI, PUTINI DHE ERDOGANI KUNDËR MERKELIT

Mediat, në prag të takimit Merkel-Trump kanë parashikuar që Trumpi mund të pyes Merkelin se si t’i qasen liderit rus, Vladimir Putin, por duket se për këtë temë nuk ishte biseduar.

Merkel është mësuar me sulmet e partisë së Putinit, kështu që risi për të janë veç ato të liderit turk, Recep Tayyip Erdogan. Dy krerët e shteteve që dëshirojnë të përvetësojnë pushtetin pothuajse totalitar, Putini dhe Erdogani, shpesh janë të prirë për të kritikuar Bashkimin Evropian, si dhe Angela Merkelin.

Çështja është se a do të do të vazhdojë t’ju kundërvihet ajo atyre, e po ashtu edhe Trumpit!? /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...