Imri Ahmeti uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka uruar qytetarët lipjanas me rastin e festës së Kurban Bajramit, Ahmeti nëpërmjet një letre ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

Uroj që në këtë festë, në familjet tuaja të mbretërojë, uniteti, respekti për njëri- tjetrin, vullneti dhe dashuria, për një jetë më të lumtur dhe të begatshme, thuhet në urim, transmeton LipjaniNews.com

“Qytetarë të nderuar të besimit Islam. Nesër është dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, andaj më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të gjithë qytetarëve të Komunës të Lipjanit t’ju uroi për festën e Kurban – Bajramit, duke i’u dëshiruar shëndet, solidaritet dhe paqe të vazhdueshme mes vete.”

“Kjo festë që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton dashurin dhe respektin mes besimtarëve, dashurinë ndaj Krijuesit, na kujton falënderimin që duhet të bëjmë për të mirat që na dhuroi i Madhi Zot.”

“Gjithashtu uroj që në këtë festë, në familjet tuaja të mbretërojë, uniteti, respekti për njëri- tjetrin, vullneti dhe dashuria, për një jetë më të lumtur dhe të begatshme. Po ashtu lusim Zotin e Plotfuqishëm, t’ua pranojë haxhin të gjithë atyre që ndodhen në vendin e shenjt në Qabe. Gëzuar Kurban Bajramin!”, thuhet në urimin e Kryetari Ahmeti/LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...