Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përmes një postimi në facebook ka kujtuar kohën kur 20 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare në Kosovë.
“Sot kujtojmë luftën heroike të UÇK-së dhe veprat e pavdekshme të Heronjve dhe Dëshmorëve tanë”, ka shkruar Ahmeti.
Ai po ashtu sot ka bërë homazhe pranë lapidarit të Heroit të Kombit, Ismet Asllani i cili pikërisht me 24 mars 1999 u vra nga forcat serbe.
!


