Imri Ahmeti: Përfundon procesi i montimit të 100 serave për këtë vit

PUBLIKUAR

Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare të tij, kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka njoftuar se ka përfunduar montimi i 100 serave për këtë vit, kurse së shpejti pritet të filloj montimi i 95 serave të tjera.

 

Sipas tij, deri më tani janë shpërndarë rreth 1,425 mjete bujqësore, si motokultivatorë, freza, spërkatës dhe shpërndarës të plehut mineral si dhe pritet që të shpërndahen edhe 338  mjete të tjera bujqësore. E gjithë kjo për arsye të mbështetjes ndaj fermerëve lipjanas.

 

Poashtu, ai bëri me dije se gjatë viteve të fundit janë shpërndarë gjithsej 1,100 sera për familje që merren me kultivimin e bimëve të ndryshme. /LipjaniNews/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...