Imri Ahmeti: Nga sot rritet shpresa për qytetarët kosovarë të ndihemi të barabartë e të integruar me popujt europian

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka folur rreth seancës së djeshme që është mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ku me shumicën e votave ka kalur demarkimi i kufirit me Malin e Zi.

Ahmeti ka shkruar se nga sot rritet shpresa për qytetarët kosovarë të ndihemi të barabartë e të integruar me popujt europian.

Postimi i plotë nga Ahmeti:

Më në fund përfundoi diçka që ishte e ditur që do të përfundonte në dimensionin dhe përmbajtjen siç ishte para tre viteve.
Shpresojmë në veprimet e BE-së në dobi të liberalizimit të vizave kaq të pritëshme nga qytetarët tonë.
Nga sot rritet shpresa për qytetarët kosovarë të ndihemi të barabartë e të integruar me popujt europian.
Më në fund përshëndesim reflektimin pozitiv të disa deputeteve që për gati tri vite e mbajtën peng këtë proces.
Më mirë vonë se kurrë!

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...

Vdes zyrtari Policor Enver Zogaj

Ka vdekur zyrtarit policor Enver Zogaj. Me këtë rast Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti...

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...