Imri Ahmeti “LDK-ja ka interesimin që ta ketë një qeverisje stabile”

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka folur për INDOKS (Insajderi), për të ardhmen e LDK-së si dhe për garën brenda LDK-së për të parin e kësaj partie.

LipjaniNews ka shkëputur vetëm pjesën të cilën Kryetari Ahmeti ka folur për INDOKS për të ardhmen e LDK-së si dhe kandidimet e mundshme për të parin e kësaj partie.

Ahmeti ka thënë se ka një kohezion brenda gjeneratës në LDK dhe se ka një vedisim brenda shumicës në LDK.

“LDK-ja ka interesimin që ta ketë një qeverisje stabile, nuk bëhet fjalë vetëm për rrëzim të qeverisë por për ndërtim të institucioneve që do të jenë edhe kredibile edhe stabile, duhej me i dhënë kredibilitet interesat të përgjithshëm, interesat të vendit temat e mëdha që e presin shoqërinë tonë shtetin tonë”, tha Ahmeti.

“Ka një kohezion mes gjeneratës në LDK, ka një vadisim të shumicës së aktereve brenda LDK-së që ndarja apo grupimet që mund të vijnë deri tek një përplasje tani për tani as nuk diskutohen as nuk pres me ekzistua”, shtoi Kryetari Ahmeti.

“Çdo kush brenda LDK-së kanë të drejtë me zgjedh, mendoj që Gazmendi nuk ka përmend çështjen e kryetarit partisë, ne e kem kryetarin e partisë, Gazmendi ka shpreh ambiciet për me qenë një nga kandidatët për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thotë tutje Ahmeti.

Janë rrëfimet autentike të njerëzve që udhëheqin grupet kryesore të kësaj partie që rrëfejnë për InDoks se cili do të jetë fati i LDK-së në të ardhmen e afërt.

Në emisionin InDoks dje u transmetua dokumentari “Beteja e Pacifistëve”.

Shiko misionin e plotë:

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...