Imri Ahmeti: Krenar që ju kam në këtë rrugëtim të përbashkët!

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka falenderuar të gjithë për angazhimin, përkushtimin për gjatë procesit zgjedhor që janë mbajtur me 9 shkurt.

“Edhe pse rezultati nuk ishte ai që prisnim, puna dhe përkushtimi juaj nuk kaluan pa u vlerësuar. Krahasuar me zgjedhjet e parafundit, kemi shënuar një rritje të mirë, por ende jo të mjaftueshme për të realizuar plotësisht programin dhe vizionin tonë” ka shkruar Ahmeti.

Postimi plotë nga Imri Ahmeti:

Të dashur qytetarë, aktivistë dhe veprimtarë të palodhur,

Faleminderit nga zemra për angazhimin, përkushtimin dhe besimin që treguat gjatë procesit zgjedhor. Së bashku realizuam një fushatë dinjitoze, moderne dhe të kulturuar, të mbështetur në një ofertë konkrete dhe një program të mirëstudiuar për të mirën e Republikës sonë.

Edhe pse rezultati nuk ishte ai që prisnim, puna dhe përkushtimi juaj nuk kaluan pa u vlerësuar. Krahasuar me zgjedhjet e parafundit, kemi shënuar një rritje të mirë, por ende jo të mjaftueshme për të realizuar plotësisht programin dhe vizionin tonë.

Angazhimi ynë për qytetarët dhe vendin vazhdon. Me vendosmëri dhe përkushtim do të qëndroj përherë në shërbim të së mirës së përbashkët të vendit tonë.

Faleminderit që qëndroni gjithmonë krah nesh në përpjekjen për ndryshim. Krenar që ju kam në këtë rrugëtim të përbashkët!

Me mirënjohje,
IA

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...