Imri Ahmeti: Konkluzioni i auditorit është më i miri i mundshëm për Lipjanin

PUBLIKUAR

Gazeta Fjala shkuarn Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur një mal të parregullsive në Komunën e Lipjanit lidhur tenderët e nënshkruar nga kryetari Ahmeti. Në disa raste është konstatuar se ishin paguar para dhe pranuar projekte nga komuna, në marrëveshje me kompanitë ndërsa punët nuk ishin kryer fare.

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka thënë për LipjaniNews se konkluzioni i auditorit është më i miri i mundshëm për Lipjanin.

“Është modifikuar opinion i pamodifikuar që rrallë herë ka arritur ndonjë institucion ndonjëherë”, ka thënë Ahmeti.

I pari i Lipjanit ka thënë se një opinion i till do të diskutohet edhe në asamblenë e Lipjanit.

“Sipas ligjit mbi auditimin janë 4 lloj kualifikimesh qe jepen pas auditimit të pasqyrave financiare të institucioneve, nga këto katër lloj kualifikimesh Lipjani për herë të parë e merr kualifikimin opinion i pamodifikuar. Po si e lexojnë gazetarët dhe a kanë njohuri për gjana tilla është çështje tjetër apo kanë edhe detyra e tendenca le të mbetet tek ta. Përndryshe si gjithashtu edhe kësaj radhe çdo rekomandim te auditorit do ta adresojmë dhe do ndërtojë plan të implementimit të rekomandimeve ashtu siç e kërkon ligji”, tha Imri Ahmeti për LipjaniNews.com

Më poshtë gjeni lajmin e plotë të botuar nga Gazeta Fjala.

Kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, duket se do ti dal punë me organet e drejtësisë për dallaveret me tender.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur një mal të parregullsive në këtë komunë lidhur tenderët e nënshkruar nga kryetari Ahmeti.

Në disa raste është konstatuar se ishin paguar para dhe pranuar projekte nga komuna, në marrëveshje me kompanitë  ndërsa punët nuk ishin kryer fare.

“Te kontrata “Rregullimi i trotuareve në fshatin “Gadime e epërme – Gadime e ulët” me vlerë 165,500€, ekipi i auditimit së bashku me menaxherin e projektit ka bërë ekzaminim fizik dhe ka konstatuar se pozicioni (19) furnizimi dhe punimi i murit të betonit të armuar rrjetë ø10 dy shtresa h=100cm, t=30cm në vlerë prej 7,920 euro, ishte paguar por nuk ishte përfunduar nga ky operator”, thuhet në raport.

Nuk është kjo kontrata e veteme e paguar pa u kryer punët, shkruan Gazeta Fjala.

Te projekti  “Ndërtimi i rrethojës së SHFMU Ernes Koliqi në Babush paralelja e ndarë në Gadime të ulët” me vlerë 17,234 euro, audotori ka gjetur se vendosja e gypave ishte e metalit të ndryshkur dhe jo të betonit siç kërkohej me kontratë.

Në dy kontrata për projekte kapitale, auditori ka vërejtur që komuna nuk kishte aplikuar ndëshkimet për kontraktuesit që kishin pasur vonesa në realizimin e  planit dinamik të punimeve.

Ndërkaq, nga 48 kontrata të tjera të nënshkruara nga kjo komunë ka pasur gjithsejtë 17 ankesa për kontrata bazë të nënshkruara për investime kapitale. Sipas Auditorit të Përgjithshëm  numri i lartë I ankesave ka  ardhur si rezultat i mos planifikimit adekuat të para masës dhe parallogaritë dhe në mungesë të projekteve kryesore.

Në këtë komunë në dy raste zyra e prokurimit nuk e kishte përgatitur dosjen e tenderit sipas para masës dhe parallogaritë të kërkuara nga njësia kërkuese, shkruan Gazeta Fjala.

Këto raste sipas auditorit tregojnë për shkeljen e ligjit të prokurorimit po ashtu shfaqin dobësi në këtë proces.

Ndërkaq  komuna është dëmtuar financiarisht në pagesa e ekzekutuara në tërësinë e shumës së kontraktuar, duke e krahasuar me punët të pranuara.

Auditori kërkon llogari nga kryetari  për moszbatim të kërkesave.

“Rrjedhimisht, duhen vendosur kontrolle të shtuara tek mbikëqyra e projekteve në mënyrë që punimet të kryhen sipas paramasës dhe parallogarisë”, thuhet në raportin e auditorit./Gazeta Fjala/

http://gazetafjala.com/imri-ahmetin-e-pret-gjyqi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...