Imri Ahmeti kandidat i mundshëm për Kryetar të LDK-së?

PUBLIKUAR

Portali Rajonal informativ LipjaniNews mëson se gjithnjë e më shumë mes kandidateve të mundshëm për kryetar të LDK-së,  Imri Ahmeti shihet si kandidat i mundshëm në garen për kryetar të LDK-së

“Megjithëse vetë Imri Ahmeti nuk e konfirmon një mundësi të tillë kohëve të fundit nga shumë analist brenda zhvillimeve në LDK, Imri Ahmetin e shohin si zgjidhje të mundshëm mes kandidateve serioz për kreun e LDK-së”, ka thënë ky burim.

“Ahmeti nuk i takon asnjë grupi brenda LDK-së derisa është treguar i suksesshmë në udhëheqjen e Komunës së Lipjanit dhe gëzon përkrahje nga gjitha gjeneratat në LDK”, thuhet tutje.

Ky burim shoti se Imri Ahmeti nuk është identifikuar në mbështetje të grupimeve brenda LDK-së por po angazhohet për unifikim dhe balancim të grupimeve në këtë proces zgjedhor.

Ndërsa sot gjatë ditës Imri Ahmeti ka deklaruar se vetëm pas zgjedhjeve në degët, kur të vijë në finale ai do të deklarohet lidhur me këtë proces.

 

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...