Imri Ahmeti, kampion për mbledhje të tatimit mbi pronën

PUBLIKUAR

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është shpallur kampion për mbledhje të tatimeve mbi pronën nga DEMOS – projekt i financuar nga ambasada zvicerane, i cili ka për qëllim që të përmirësoj qeverisjen dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët, njofton Klan Kosova.

Në këtë projekt të DEMOS kanë marrë pjesë 17 komuna dhe Lipjani ka qenë komuna kampione e projektit.

Ahmeti është shprehur krenar me administratën e komunës që udhëheqë ndërsa ka thënë se paratë e grumbulluara nga tatimi mbi pronën u janë kthyer qytetarëve përmes projekteve kapitale si; shtrimi i rrugëve, ndriçimi publik, parqet, hapja dhe zgjerimi i lumenjve dhe investimet në fushat e sportit.

Kurse Drejtori i Financave në komunën e Lipjanit, Shkëlzen Hajdini, pohoi se nuk ishte e vështirë të mblidhje tatimi mbi pronën pasi qytetarët janë treguar shumë bashkëpunues.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...