Në Lipjan mbahet orë letrare në shënim të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

PUBLIKUAR

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, sot në Bibliotekën e Qytetit u mbajt orë letrare në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit.

Me këtë rast nënkryetari Bytyqi, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe promovimit të vlerave kombëtare përmes letërsisë dhe kulturës.

“28 Nëntori është datë e rëndësishme në historinë tonë kombëtare, që na kujton sakrificën dhe përpjekjet e brezave për liri dhe pavarësi. Përmes aktiviteteve të tilla letrare ne ruajmë kujtesën historike, promovojmë gjuhën dhe kulturën tonë dhe përcjellim te brezat e rinj vlerat që na bashkojnë. Letërsia mbetet një mënyrë e rëndësishme për ta mbajtur gjallë identitetin dhe trashëgiminë tonë kombëtare”, tha nënkryetari z. Diamant Bytyqi.

Në përfundim të aktivitetit, autorëve pjesëmarrës iu ndanë mirënjohje në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre në krijimtarinë letrare.

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar në Lipjan me urdhëresë të gjykatës. Raporti nga Policia Kosovës: Lipjan 26.12.2026...

Të miturit përleshen mes vete në Lipjan, njëri përfundon në QKUK

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të mitur në Lipjan, të cilët janë përshfshirë...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se vodhi para nga një lokal – iu gjetën edhe drogë e një thikë

Një person është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se ka vjedhur një shumë parash...