Kryetari Imri Ahmeti ka vazhduar takimet në fshatra të ndryshme, përmes një postimi ai ka thënë se familjet lipjanase janë shtyllë e palëkundshme e zhvillimit social, ekonomik dhe kulturor, transmeton LipjaniNews.
“Komuna e Lipjanit i trajton me konsideratë të veçantë të gjitha familjet, prandaj takimet tona janë të shpeshta.
Sot, me bashkëpunëtorë, zhvilluam takimet me familjen e Daut Azemi nga Babushi, Nexhmedin Lekiqi, Albiona Tasholli, Venhar Agushi dhe Edona Ibrahimi nga Gadimja. Diskutuam për punët e mira që mund t’i shtyjmë përpara në të mirë të të gjithë qytetarëve të Lipjanit. Bashkëpunimi është mënyra më e mirë për t’i prodhuar rezultatet e suksesit, prandaj këto takime do t’i vazhdojmë edhe ditëve në vazhdim’, ka shkruar Ahmeti.


