Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka falenderuar Dobrajë e Madhe dhe Gadime e Epërme përrocesin zgjedhor të nëndegëve që janë mbajtur sot.
Faleminderit Dobrajë e Madhe dhe Gadime e Epërme. Sonte në procesin zgjedhor të Nëndegëve në Dobrajë të Madhe dhe në Gadime të Epërme u zgjodhën strukturat e reja të Nëndegëve. Urime!✌🏻”, ka shkruar Kryetari Imri Ahmeti njëherit Kryetar i LDK-së në Lipjan.
“Me prezencën e delegatëve është mbajtur Kuvendi i Nëndegës në Gadime të Epërme ku u zgjodhën Kryetari dhe Kryesia. Skender Ademj është zgjedhur kryetar i Nëndegës me mbështetje unanime. Rexhep Rexhepi Nënkryetar dhe Bajrush Limani sekretar i Nëndegës. Po ashtu u zgjodhën edhe delegatët për Kuvendin e Degës”, ka shkruar LDK-Lipjan.


