Imri Ahmeti: Drejtori në fjalë nga 27 Janari nuk është lajmëruar

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit ka thënë për LipjaniNews se drejtori Remzi Mehmeti ka shkua në pushim në dhjetor deri më 27 Janar, nga kjo datë nuk është lajmëruar.

Kryetari Ahmeti thotë se ka liruar nga detyra  drejtorin për të cilin ka kërkuar vetë AAK-ja që të lirohet.

“Ka një periudhë kohore nga shkresa kur AAK-ja  ka tërheq drejtorit e veta, drejtori në fjalë ka shkua në pushim në dhjetor deri më 27 Janar, nga kjo datë nuk është lajmëruar, sot e kam thirr i kam kumtua  vendimin tim, arsyeja është që kam dashtë që të liroj nga detyra  drejtoratin për të cilin ka kërkuar vetë AAK-ja që të lirohet”, tha ai.

“Jam në rishikim të pozicioneve edhe të drejtorëve të tjerë, ditëve në vijim sigurisht do të merrni informacione”, tha Ahmeti. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...