Imri Ahmeti bën homazhe pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Xhavit Kozhani dhe martirëve në Ribar të Madh dhe në fshatin Zllakuqan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Xhavit Kozhani.
“Sot bëmë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Xhavit Kozhani – Burgia, në Lipjan dhe në fshatin Ribar i Madh, në nderim të jetës dhe veprës së tij, me rastin e 26-vjetorit të rënies” tha Ahmeti.
Poashtu, Ahmeti homazhet i vazhdoi edhe në varrezat e martirëve në fshatin Ribar të Madh dhe në Zllakuqan.
“Nderimet i vazhduam edhe pranë varrezave të martirëve në Ribar të Madh dhe në fshatin Zllakuqan, aty ku prehen të rënët që sakrifikuan gjithçka për atdheun.
Kujtimi për dëshmorët dhe martirët tanë do të mbetet përherë i gjallë, si frymëzim për brezat që vijnë dhe si obligim për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet e përkushtim.Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që ranë për liri!” shtoi ai. LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...