Imamët Zaim Baftiu dhe Vehbi Gajtani do të ligjërojnë në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan

PUBLIKUAR

Dy ditë më parë Ministria e Drejtësisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit, i cili i angazhon 20 imamë që të mbajnë ligjërata fetare në burgjet e Kosovës në përpjekje për deradikalizimin e të burgosurve.

Kallxo ka siguruar listën e imamëve të cilët do të ligjërojnë dhe do të falin xhumanë në qendrat e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në Burgun e Sigurisë së Lartë do të jenë të angazhuar dy imamë, Imri Llugaliu e Mehmet Fazliu.

Në Qendrën e Paraburgimit dhe Ndalimit në Prishtinë do të jenë të angazhuar imami Remzi Haziri dhe Idriz Xhigoli.

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë do të jenë të angazhuar imamët  Sadi Hasani dhe Jetish Berisha, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë imamët Muhamet Mavraj dhe Artan Zeka, në Qendrën Korrektuese në Dubravë do të jetë i angazhuar Musli Arifi.

Në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan do të jenë të angazhuar Zaim Baftiu dhe Vehbi Gajtani, në Qendrën Korrektuese në Lipjan imamët Refik Bahtiri, Lumnije Bahtiri dhe Sanije Mehmeti, në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan do të jenë të angazhuar Skender Mehmeti dhe Burim Arifi, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan do të jetë imami Iljaz Mustafa, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren do të jenë Faruk Ukallo dhe Edib Abazi dhe në Qendrën Korrektuese në veri të Mitrovicës do të jenë Rexhep Lushta dhe Irfan Krasniqi.

Memorandumi i bashkëpunimit, i nënshkruar nga ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, parasheh rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të vuajtje të dënimit sipas legjislacionit në fuqi.

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...