Ilir Meta mban fjalën e parë si president i Republikës (Video)

PUBLIKUAR

Rreth orës 18:00 nisi seanca e betimit të Ilir Metës si kreu i ri i Shtetit shqiptar.

Seanca drejtohet nga nënkryetarja e Kuvnedit, Valentina Leskaj.

Pas formulës së betimit, u ekzekutua himni kombëtar. Ndërsa më pas u ftua Ilir Meta për të mbajtur fjalën e parë.

“Sot kam nderin t’ju përshëndes me ndjenjën më të lartë përkushtuese dhe do të dëshmoj solemnisht vullnetin time të hekurt për të respektuar në germë dhe frymë Kushtetutën e Shqipëisë në interesat më të mira të vendit, kombit dhe qytetarëve shqiptarë.

Do t’i shërbej konsensusit, bashkëpunimit dhe gjithpërfshirjes dhe sidomos të avancimit të reformave që e bëjnë vendin tonë më demokratik, më të begatë dhe më shumë europian.

Më 28 prill kandidova si President më shumë me mendje sesa me zemër, sepse opozita nuk ishte këtu, por ju siguroj se betimi im sot këtu është me zemër dhe besoj se kandidimi im si President dha kontributin modest në zgjidhjen e krizës politike”, u shpreh Meta.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...