Shoqata maqedonase “Ilinden” në Tiranë ka reaguar ndaj pretendimeve të disa eurodeputetëve bullgarë, të cilët propozuan në Parlaamentin Evropian, që maqedonasit në Shqipëri të regjistrohen dhe të mbrohen si bullgarë. Nga Ilinden thonë se janë të zemëruar për qëndrimin e eurodeputetëve bullgarë Andrej Kovaçev dhe Angel Xhambaski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


