Ilaçi shtëpiak që e shëron gërhitjen në mënyrë natyrale

PUBLIKUAR

Ditëve të sotme, shumë njerëz vuajnë nga probleme të ndryshme të gjumit, ndërkaq mungesa e gjumit në mënyrë të dukshme e pengon jetën e përditshme dhe e rritë rrezikun e problemeve të ndryshme shëndetësore.

Në anën tjetër, shumë njerëz e kanë problem nëse partneri/ja gërhet, pasi që nuk mund të flenë mjaftueshëm dhe të përgatiten për ditën e nesërme, transmeton Telegrafi.

Gërhitja është kryesisht rezultat i sasive të tepërta të mukusit në kanalet e frymëmarrjes, prandaj eliminimi i tij e redukton, parandalon dhe mundet ta ndalojë krejtësisht gërhitjen.

Më poshtë ju sjellim një recetë natyrale dhe shtëpiake e cila ju ndihmon ta largoni mukusin dhe rrjedhimisht ta përmirësoni kualitetin e gjumit duke e ndalur gërhitjen.

Përbërësit:

– 2 mollë
– ¼ limon
– 1 copë xhenxhefil
– 2 karota
– ½ gotë ujë

Përgatitja:

Metoda e përgatitjes është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Krejt çfarë duhet të bëni është t’i futni në blender të gjithë përbërësit dhe t’i përzieni derisa ta fitoni një masë  homogjene.

Këtë ilaç preferohet ta përdorni disa orë para se të flini. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...