Ilaçi i ri i cili i parandalon sulmet e zemrës dhe kancerin

PUBLIKUAR

Një ilaç i ri i cili mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të sulmeve të zemrës dhe t’i zvogëlojë vdekjet nga kanceri është vlerësuar si zbulim emocionues nga shkencëtarët.

Canakinumab, një antipezmatues, është përdorur si testues në më shumë se 10,000 pacienti, ku të gjithë kishin pësuar sulm në zemër por nuk ishin diagnostikuar me kancer, transmeton Telegrafi.

Ata ishin trajtuar me këtë ilaç, të cilin e kishin marrë përmes injeksionit, një herë në tre muaj dhe ishin monitoruar për katër vite.

Studimi kishte shfaqur se një reduktim prej 15 për qind kishte ndodhur në rrezikun e sulmeve të zemrës dhe sulmit në tru, ndërsa numri i vdekjeve nga kanceri ishte përgjysmuar.

Hulumtuesit kanë shtuar se nevojitet të bëhen më shumë hulumtime për këtë ilaç, por se fillimi është mjaft premtues.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...