Ikje masive nga burgu në RDK: Arratisen 3.000 të burgosur

PUBLIKUAR

Më shumë se 3.000 të burgosur besohet se janë arratisur nga burgu kryesor i Republikës Demokratike të Kongos (RDK), kanë thënë burimet e sigurisë për BBC.

Ndërkohë, autoritetet e RDK-së kanë thënë se rreth 50 të burgosur ikën dje kur persona të armatosur e sulmuan burgun, transmeton Express.

Burimet e sigurisë po ashtu kanë thënë se dhjetëra persona janë vrarë gjatë sulmit në burgun e Makala.

Ne Muanda Nsemi, lideri i sektit politiko-fetar “Bundu Dia Kongo”, është në mesin e të arratisurve.

Një zëdhënës i policisë ka thënë për radion lokale “Radio Okapi” se të burgosurit e arratisur janë të rrezikshëm dhe ka bërë thirrje që persona që i shohin ata t’i raportojnë tek autoritetet.

Autoritetet i akuzojnë përkrahësit e Nsemi se qëndrojnë prapa sulmit.

Nsemi është një profet i vetë shpallur si dhe lider i një grupi të jashtëligjshëm që kërkojë ringjalljen e mbretërisë së lashtë kongoleze.

Ai ishte arrestuar bashkë me bashkëshortet dhe të birin në muajin mars pas përleshjeve mes përkrahësve të tij dhe policisë.

Nsemi e udhëheq lëvizjen “Bundu dia” të Kongos, e cila është duke bërë fushatë për ta rikthyer monarkinë në pjesë të Republikës Demokratike të Kongos, Congo-Brazzaville, Angolë dhe Gabon.

Ai ishte deputet kur u arrestua na Kinshasa pasi policia e akuzoi për nxitje të urrejtjes./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...