IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)

PUBLIKUAR

Shkrimtari i madh anglez, George Orwell, ka thënë se “çdo gjeneratë e paramendon veten të jetë më e zgjuar se ajo që ka qenë më parë dhe më e zgjuar se ajo që po vjen”!

Por, e vërteta është se gjeneratat e arta të krijuesve shqiptarë po vdesin, e s’po e lënë pothuajse askënd pas për të vazhduar rrugën e tyre.

Agolli ka lënë shumë vepra të mëdha pas. Telegrafi ua sjell më poshtë disa poezi të tij, që ia vlen t’i lexoni e ta kujtoni shpirtin e një artisti që po shuhet ndër shqiptarë. /Telegrafi/

ANKIME

Ankime nga miqte, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime

Ankime ne leter, ankime ne gjelle
Ankime ne lopet ne fushe.
U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me nje ujk a arushe…

ELEGJI PËR QENIN

Me dhimsesh qen i vogel! s’pate fat,
Te ktheheshe ne oborrin e shtepise
U shtrive i pergjakur mbi asfalt
Nga nje makine e eger e pashpirt

E c’deshe ti qe dole shpejt e shpejt
Ne mes te rruges nga nje dushk a ferre?
Njeriu shtyp mikun rrugen kur ia pret
Dhe jo me pastaj nje qen qyqar te mjere!

ENDËRR E PRERË

1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s’ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s’e mendonte me c’dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.
Bodrumet e saj t’i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s’na jep njeri hua,
S’e gjejme as nallbanin e marre.
Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s’na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj…

3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje “sorkadheve”,
Kur grisnin fustanet ne driza.

4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.

FTOHJA

U ftoha nga shume gjera
Disa i harrova e disa i lashe
Disa i humba si nje unaze
Ne cezme a govate

Vertete e humba te rite
Por zemer marr kur ende i dua grate
Sikur te ftohem prej tyre nje dite
Thoni per mua: ndjese paste!…

HESHTJA

Cigaria u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xham era perdet i tund
Dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh
Te shohesh enderra te blerta
Sa ndot!…Te zgjohesh e prap te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta

I PËRNDJEKURI I DASHURISË

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s’me mbyt
Dhe s’me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m’i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s’e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.

KËSAJ NATE ME HËNË TË VJESHTËS

Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s’do te kesh kurrsesi.

KËTU S’DO JEM

Ketu s’do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s’do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t’vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rrëkeje

SHIKO MË SHUMË

KQZ-ja dënon dy parti me 750 euro, dorëzuan me vonesë formularët e azhurnimit vjetor 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shqiptuar dy gjoba ndaj dy subjekteve politike në...

Asociacioni – marrëveshja që duhet zbatuar

Qeveria e Kosovës nuk duhet ta refuzojë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë...

Klinika Infektive dhe spitalet rajonale mbushen me pacientë me COVID-19, 917 të hospitalizuar

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 917 pacientë...