KQZ-ja dënon dy parti me 750 euro, dorëzuan me vonesë formularët e azhurnimit vjetor 2024

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shqiptuar dy gjoba ndaj dy subjekteve politike në Kosovë, për shkak të dorëzimit me vonesë të formularëve të azhurnimit vjetor 2024. Me 250 euro është gjobitur Partia Kosovskih Srba, e cila është vonuar pesë ditë vonesë, ndërsa Kosova Adalet Türk Partisi me 500 euro. Kjo e fundit këtë formularë e ka dorëzuar me tetë ditë vonesë.

Në këtë mbledhje, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) paraqiti një raport lidhur me afatin e partive politike për të dorëzuar në KQZ të dhënat të përditësuara, i cili ka përfunduar më 31 janar 2024.

Sipas njoftimit, nga 50 parti politike të regjistruara në Kosovë, 46 parti politike kanë dorëzuar formularët me të dhënat e përditësuara brenda afatit; 2 parti politike të tjera me disa ditë vonesë dhe 2 parti politike nuk kanë dorëzuar ende këtë raport.

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...