Identifikohen gjenet që kontrollojnë kripën në organizëm

PUBLIKUAR

Studimi më i madh i cili ka analizuar efektet gjenetike në shtypjen e gjakut ka ndërlidhur disa versione të ndryshme të gjeneve, të cilat kontrollojnë nivelin e kripës në organizëm- një faktor i rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru.

Kanë ekzistuar qindra gjene dhe variante të tyre të cilat janë ndërlidhur me presionin arterial, transmeton Telegrafi.

“Ajo që e veçon këtë studim është aftësia e gjenotipizimit të 30.000 njerëzve për të krijuar një lidhje me faktin që këto gjene shkaktojnë rritjen e nivelit të peptideve natriuretike dhe në këtë mënyre të ndërlidhen me shtypjen e gjakut”, thotë Dr. Christopher Newton-Cheh.

Newton-Cheh, profesor pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Harvardit dhe në Qendrën për hulumtime gjenetike në spitalin e përgjithshëm në Massachusetts, ka shtuar se ende nuk është e qartë nëse këto njohuri do të shfrytëzohen në praktikën mjekësore, duke thënë se barnat të cilat shënjestrojnë gjenet ndoshta nuk mund të jenë po aq efektive në kontrollimin e hipertensionit arterial sikurse barnat aktuale për mjekimin e tij.

Megjithatë ky studim jep të dhëna bazike për njohjen e mënyrës patofiziologjike se si shkaktohet shtypja e lartë e gjakut.

Shkencëtarët kanë analizuar variantet e dy gjeneve për këto peptide: peptidit natriuretik atrial (ANP) dhe peptidit tip-B natriuretik (BNP).

Ata kanë gjetur tre variante nga këto peptide, të cilat janë të lidhura me nivelet më të larta të peptideve, të cilat në këtë mënyrë ulin shtypjen e gjakut.

Nivelet larta të peptideve çojnë drejt uljes së shtypjes së gjakut sepse “këto molekula janë të dizajnuara në atë mënyrë që ta largojnë kripën nga organizmi dhe të relaksojnë enët e gjakut”, ka shpjeguar Newton-Cheh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...