Identifikohen 16 persona nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Rudnicë

PUBLIKUAR

identifikohen-16-persona-nga-mbetjet-mortore-t-euml-zhvarrosura-n-euml-varrez-euml-n-masive-n-euml-rudnic-euml_hd

Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, ka bërë identifikimin edhe të 16 personave, viktima të luftës së viteve 1998 -’99, në Kosovë.

Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, është njoftuar përmes Kryesueses së Grupit Punues për Persona të Zhdukur, nga Komisioni Qeveritar i Serbisë, mbi identifikimin edhe të 16 personave, nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës.

Kushtrim Gara, Udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka bërë të ditur për Reporteri.net, se priten edhe identifikime të reja në ditët dhe javët në vijim, gjithnjë duke pasur parasysh numrin e mostrave të mbetjeve mortore, të zhvarrosura nga lokacioni i varrezës masive në Rudnicë, të Rashkës, e të dërguar për analizë të ADN-së, në fund të muajit qershor, të këtij viti.

Sipas Kushtrim Garës, “përmes Sektorit për Komunikim me Familjarë në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, fillimisht do të njoftohen familjet përkatëse të personave të zhdukur, të identifikuar, gjithnjë në respektim të procedurave ligjore dhe të drejtave të familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre, të zhdukur gjatë luftës. Dhe varësisht nga kërkesa dhe vendimet e tyre do të procedohet tutje, në kuptimin e caktimit të datës për fillimin e procedurave të riatdhesimit të mbetjeve mortore të personave të identifikuar”. /Reporteri

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...